Rama pritet me protesta në Shkodër

Rama pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet për 35-vjerotirn e PS-së. Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile janë  zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit me socialistët e Shkodrës. Protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë. Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës.