“Rama nuk kupton…”/ Protestat masive, Ngjela: Nuk e jep dorëheqjen, sepse mendon se nuk e ka përfunduar tablonë

“Rama nuk kupton…”/ Protestat masive, Ngjela: Nuk e jep dorëheqjen, sepse mendon se nuk e ka përfunduar tablonë

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestën kundër qeverisë Rama në Tiranë dhe diasporë, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të 40-të. Ngjela e sheh si një betejë mes logjikës universitare të studentëve protestues kundër ngjyrave të piktorit Rama. Ramës i kërkohet dorëheqja me logjikë, por ai nuk dëshiron të bëjë diçka të tillë, sepse sipas Ngjelës ende nuk ka mbaruar punë me tablonë e pushtetit të tij personal. Por për avokatin, kjo nuk është një mënyrë e duhur e ushtrimit të pushtetit dhe qeverisjes, pasi me pikturë nuk formohet dot kurrë një shtet juridik.