Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes, Bardhi: Vullneti matet me votë, jo me fjalime patetike!

Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes, Bardhi: Vullneti matet me votë, jo me fjalime patetike!

Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditën e sotme në Kuvend. Sipas tij Rama ka shprehur se nuk beson se marrëveshja dhe “arkitekti” i saj, presidenti Donald Trump. Postimi i plotë Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen! Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos. Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un....