Rama në ‘Flasim’: Reagimi i NATO-s ndaj Turqisë mbron edhe Shqipërinë
Në episodin e fundit të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se prioritet kryesor mbetet siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen atje, si dhe funksionimi i përfaqësive diplomatike dhe konsullatave shqiptare, të cilat monitorojnë situatën dhe ofrojnë ndihmë të menjëhershme. Ai u ndal edhe te spekulimet mbi një mundësi sulmi iranian ndaj Shqipërisë, duke sqaruar se NATO ka treguar qartë në rastin e Turqisë se çdo vend anëtar është i mbrojtur, përfshirë edhe Shqipërinë. “Çështja kërkon qetësi dhe informacion të saktë nga burimet zyrtare. Ndërsa disa vende janë prekur nga incidentet në Lindjen e Mesme, në Shqipëri disa thashetheme të pabazuara janë përhapur në mënyrë të papërgjegjshme, duke krijuar lajme të rreme mbi mundësinë e një sulmi. Dua...
Burimi:
kohajone.com