Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje një prej investimeve të njohura turistike në Katar. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ishulli luksoz i administruar nga marka Anantara është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding, të cilët janë gjithashtu të përfshirë si investitorë në projektin e Zvërnecit. Kreu i qeverisë kundërshton kritikat ndaj investimit dhe vlerëson potencialin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. “Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara. E dini kush e ka zhvilluar? Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding,...