“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë dhe “opozita jemi ne”. Më pas ata janë rikthyer serish para kryeministrisë duke thirrur në kor: Nesër më shumë. Ndërkohë një pjesë tjetër e protestuesve kanë vijuar marshimin në akse të ndryshme të Tiranës. Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec. Fjalimi hapës sot u mbajt nga aktivisti Alben Kola. “Është me rëndësi të keni durim, edhe pse kjo betejë do zgjasë disa ditë. Në mërgatën tonë po organizohen chartera. Kemi shumë që kanë ardhur nga Gjermani etj…Organizatorë janë 100 mijë shqiptarët këtu dhe 6 milionë në diasporë. Mos thoni...
Burimi:
top-channel.tv