“Rama n’burg, Beneti n’burg”/ Kryeministri pritet me protesta në Shkodër, qytetarët i bëjnë ‘pritë’
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet për 35-vjetorin e PS-së. Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile janë zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit me socialistët e Shkodrës. Raportohet se protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë. Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës. Më herët avokatja Sabina Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubim. “Kush dëshiron të marrë pjesë në tubim paqësor, është i...
Burimi:
sot.com.al