“Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes”, Berisha: Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës

“Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes”, Berisha: Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Sipas tij, protesta e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin. Berisha tregoi prapaskenat sipas tij të qeverisë që kishte përgatitur një skenar gjakderdhje, prandaj edhe në krye të policisë kishte vendosur Sokol Bizhgën, që Berisha e konsideron një kriminel. “Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë. Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës”, deklaroi kreu i PD gjatë konferencës për shtyp. “Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një...