“Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne”/Thirrja e fortë e protestuesit:Je i korruptuar, mos bëj gangsterin me popullin

“Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne”/Thirrja e fortë e protestuesit:Je i korruptuar, mos bëj gangsterin me popullin

Gjatë protestës së 40-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një tjetër qytetar ka mbajtur fjalën para protestuesve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim politik në vend. “Për të 40-tën ditë themi: arresto Ballukun, jep dorëheqjen. Të ka ardhur fundi. Në 13 vite ne i dimë të gjitha dështimet e tua”, u shpreh protestuesi. Ai deklaroi se qytetarët do të vijojnë të jenë të bashkuar për një “Shqipëri të re”, ndërsa bëri thirrje që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të konsiderojnë kthimin në atdhe. “Europa ka marrë gjithmonë më të mirët tanë. Çdo shqiptar ta mendojë kthimin në atdhe, kjo është toka jonë”, tha ai. Gjatë fjalës së tij, protestuesi hodhi akuza ndaj drejtuesve politikë, duke kërkuar përgjegjësi për korrupsionin. “Nuk mund të lejojmë...