“Rama ik!”/ 20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet

“Rama ik!”/ 20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet

Blicet e telefonave kanë “ndezur” rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme në protestën e 20-të, ndërsa qytetarët kanë përshëndetur nga dritaret dhe ballkonet e banesave protestuesit që marshonin nëpër kryeqytet. Në disa prej segmenteve të qytetit, banorët janë parë duke duartrokitur dhe duke ndjekur nga afër lëvizjen e protestuesve, duke krijuar momente mbështetjeje simbolike përgjatë marshimit. Mijëra qytetarë, pas grumbullimit fillestar për rreth tre orë para Kryeministrisë, kanë vijuar më pas me marshimin në rrugët kryesore të qytetit, në kuadër të protestave që po vijojnë prej 20 ditësh. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin. Edhe pse po mbushen tre javë nga nisja e...