“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Gazetari Osmani Stafa ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama, ku u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë qëndrimin e tyre dhe kërkesat për ndryshim. Në fjalën e tij, Stafa kritikoi mënyrën se si, sipas tij, janë cilësuar protestuesit nga mazhoranca, duke deklaruar se në shesh ndodhen të rinj që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, familje që duan të jetojnë në vendin e tyre, pensionistë dhe qytetarë që kërkojnë më shumë mbështetje sociale. Ai përmendi gjithashtu shqetësimet për korrupsionin, kushtet në spitale dhe vështirësitë ekonomike të disa shtresave të shoqërisë, duke thënë se protestuesit janë qytetarë që kërkojnë dinjitet dhe një Shqipëri ndryshe. “Përballë keni një kryeministër që ju quan sorra dhe korbat. Por kush janë? Janë rinia që...