“Rama i lexon mirë mesazhet”/ Protesta masive, gazetari: Nuk është protestë hallexhinjsh
Protesta e cila vijon prej 41 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e kombit, për gazetarin Mentor Kikia nuk është vetëm një revoltë për vështirësitë ekonomike, por një lëvizje qytetare që kërkon standarde më të larta demokratike. I ftuar ne nje studio televizive ai deklaroi se shumë protestues kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor, lirinë mediatike, mbrojtjen e mjedisit dhe barazi para ligjit. “Nëse një popull është thjesht i uritur, ai nuk e njeh nevojën e mbrojtjes së mjedisit, nuk e njeh nevojën e mbrojtjes së lirisë së medias. Aty ka protestues që kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor. Ka kërkesë për reformim të thellë për kushtet e barabarta të garës elektorale. Ka protestë, ka kërkesë për lirinë e medias, për të çliruar median nga kontrolli jo politik, kontrolli...
Burimi:
sot.com.al