“Rama është në mandatin e tij të katërt, politikan i konsumuar”/ Aktivistja, Vatnikaj: Kërkohet dorëheqja dhe hetim…
Protestat qytetare që po vijojnë prej më shumë se një muaji në Shqipëri kanë qenë në qendër të debatit publik, ndërsa në një intervistë televizive, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka folur për motivet dhe kërkesat e lëvizjes. Vatnikaj u shpreh se pjesëmarrja në protesta është rritur ndjeshëm, duke e përshkruar atë si një “frymëzim dhe solidaritet mes qytetarëve”. Sipas saj, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson si përfaqësues të një sistemi që nuk i përfaqëson më qytetarët. Ajo deklaroi se Rama është “një politikan i konsumuar”, duke përmendur si arsye jetëgjatësinë e tij në politikë dhe mënyrën e qeverisjes, përfshirë akuzat për përqendrim pushteti, ndikim mbi pronat publike dhe marrëdhënie me grupe të fuqishme ekonomike. Sipas saj, largimi...
Burimi:
sot.com.al