Rama dhe Vuçiç “letër” BE, pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin

Rama dhe Vuçiç “letër” BE, pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nëpërmjet një opinioni të përbashkët për gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kanë dalë me një ide të përbashkët për “rrugën realiste drejt Bashkimit Evropian”. Në opinionin e tyre ata nuk kanë insistuar për pranim në Bashkimin Evropian, por kanë bërë thirrje për pranim të shteteve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen. Në shkrim ata janë ankuar për moszgjerimin e BE-së që prej vitit 2013-s dhe kanë theksuar se realiteti është dekurajues. Ata thonë gjithashtu se BE-ja duhet ta kuptojë që “në Ballkanin Perëndimor ndodhet një vijë e re e frontit për investime”. Dy udhëheqësit kanë nënvizuar se i kuptojnë shqetësimet brenda BE-së, por sipas tyre edhe “nëse ka...