Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e qarkut të Fierit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pasi PS shprehu publikisht qëndrimin kundër arrestimit të deputetes socialiste. Në fjalën e tij, Rama tha se ndaj Ballukut nuk është ngritur akuzë për korrupsion apo vjedhje, por vetëm për dyshimin e shkeljes së barazisë në tendera publikë. Sipas kreut të qeverisë, akuza është ngritur bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në telefonin e një ish-zyrtari, duke iu referuar vartësit të Ballukut, Evis Berberi. “Ndaj saj është ngritur një akuzë, jo për vjedhje, jo për korrupsion dhe të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në krye të një vepre të rëndë penale. Por vetëm...