Radio gjermane DW: Ç’rol kanë muxhahedinët e Shqipërisë në protestat e Iranit?

Radio gjermane DW: Ç’rol kanë muxhahedinët e Shqipërisë në protestat e Iranit?

(marrë nga radio shtetrore gjermane DW) Rreth 3 mijë anëtarë të MEK, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, strehohen në Shqipëri. Ata pretendojnë se MEK luan një rol të rëndësishëm në protestat e Iranit. Disa ekspertë nuk pajtohen. Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK). Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara. Çfarë është MEK? MEK është grup politik opozitar islamik, me prirje socialiste. Themeluar në Iran në vitin 1965, grupi u armatos kundër dinastisë në pushtet, Pahlavi, duke kryer fushata...