Ra nga kati i dytë gjatë kohës që po pastronte, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë së Gjirokastrës

Ra nga kati i dytë gjatë kohës që po pastronte, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë së Gjirokastrës

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër, i cili ishte plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi  Tani Kopeci, 55 vjeç, u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka. Si pasojë e rënies, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve për disa ditë por sot ai ka ndërruar jetë .Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave...