Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Qytetarët mbetet pa ujë prej 72 orësh, furnizohen në zonën e Ujit të Ftohtë
Qyteti i Vlorës po përballet me një mungesë të ujit prej 72 orësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërbenë për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm. Ata janë drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pishëm. Sipas drejtuesve të Ujësjellësit të Vlorës, parashikohet që furnizimi me ujë të rikthehet mbrëmjen e sotme në shtëpitë e qytetarëve. Kjo pasi, sipas tyre po punohet intensivisht për zgjidhjen e këtij problemi