Qindra besimtarë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit, kreu i Myftinisë: Një festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror

Qindra besimtarë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit, kreu i Myftinisë: Një festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror

Qindra besimtarë myslimanë në Fier kanë falur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, namazin e Kurban Bajramit në Sheshin Qendror të qytetit. Ritit të faljes i ka paraprirë me fjalën e tij kreu i Myftinisë, Mikele Hazizolli, i cili në fjalën e tij ka theksuar se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror. Ashtu si çdo vit besimtarët kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje. Sipas zakonit, në këtë ditë të rëndësishme për myslimanët, besimtarët kanë prerë kurban e një pjesë ua kanë shpërndarë njerëzve në nevojë, ndërsa në orët  në vazhdim  pritet të shtrojnë drekën e kësaj...