“Qeverisemi nga një organizatë kriminale”/ ‘Shpërthen’ arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale”/ ‘Shpërthen’ arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti

Qytetarët janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, duke shënuar ditën e 38-të të protestës për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo mbrëmje, protestuesit do të marshojnë nga sheshi drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshim politik. Gjatë fjalës së tij në shesh, një arsimtar tha se ishte larguar nga puna pasi nuk kishte siguruar pesë vota nga diaspora për Partinë Socialiste, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj qeverisë. “Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton. Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu,...