“Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë”/ Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës, nga zyrat e OKB në New York
Shqiptarë të shumtë nga shtetet Michigan, Pennsylvania, Massachusetts (Boston), Connecticut, New Jersey, New York Virginia Washington D.C dhe shumë shtete të tjera u mblodhën sot përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në mbështetje të ditës së 43-të të protestave paqësore në Shqipëri. Diaspora shqiptaro-amerikane qëndron në solidaritet me qytetarët e Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë: -Shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024). -Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Investimet Strategjike, si dhe të legjislacionit tjetër që prek zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore. -Vendosjen në Kushtetutë të kufizimit në dy mandate për postin e Kryeministrit. -Reformë zgjedhore, më shumë transparencë në financimin e partive politike dhe një Kushtetutë të re të miratuar me referendum....
Burimi:
sot.com.al