“Qeveria Rama mashtroi sërish për zhbllokimin e fondeve IPARD!”/ PD: Fermerët shqiptarë prej tre vitesh…

“Qeveria Rama mashtroi sërish për zhbllokimin e fondeve IPARD!”/ PD: Fermerët shqiptarë prej tre vitesh…

Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si dështim të qeverisë për rikthimin e fondeve europiane IPARD për fermerët shqiptarë, tre vite pas pezullimit të tyre. Sekretarja për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari, deklaroi se premtimi i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, për hapjen e fondeve të programit IPARD III brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 nuk është realizuar.Sipas Dizdarit, afati ka përfunduar, ndërsa fondet vijojnë të mbeten të bllokuara. Ajo theksoi se Komisioni Evropian ka bërë të ditur se procedura është ende në zhvillim dhe se nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e financimit. Fondet IPARD u pezulluan në vitin 2023 pas hetimeve që evidentuan parregullsi në administrimin e tyre. Çështja është hetuar edhe nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)...