Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

Qeveria ka miratuar sot vendimin për përmirësimin e trajtimit financiar të zjarrfikësve. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministri i brendshëm Besfort Lamallari, sipas të cilit, me këtë vendim  garantohen kushte më të drejta dhe motivuese për punonjësit që janë në vijën e parë të përballjes me emergjencat. Vendimi parashikon pagesë më të favorshme për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare, si dhe vendos standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë. Sipas Lamallarit, ky është një tjetër hap në përmbushjen e angazhimit për forcimin dhe mbështetjen e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, duke vlerësuar kontributin e efektivëve që përballen çdo ditë me zjarret, rreziqet dhe situatat emergjente. “Një lajm i mirë për...