Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend

Qeveria ka miratuar sot marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ndërsa Kuvendi pritet ta ratifikojë nesër. Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e Kartës themeluese të Bordit të Paqes. Çfarë është Bordi i Paqes Bordi i Paqes do të krijohet si një organizatë ndërkombëtare me personalitet juridik ndërkombëtar, me mision promovimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territore të prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Aktiviteti i tij do të zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Roli i Shqipërisë dhe statusi i anëtarit themelues Relacioni...