QEVERIA HAP “ARKËN”/ 5 milionë për familjen e Enea Mekollit

QEVERIA HAP “ARKËN”/ 5 milionë për familjen e Enea Mekollit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, si dhe për efektivin e plagosur, Edison Adri, përkatësisht do të akordohen 5 dhe 3 milionë lekë të reja për familjet e tyre.. Përmes një deklarate, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se sakrifica e tyre në përballjen me krimin nuk do të harrohet. Ndërkohë krahas shpërblimit, fëmija i Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, do të përfitojë trajtim tjetër financiar të përmuajshëm derisa të shkojë në moshë madhore, sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”. “Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit,...