‘Qeveri tranzitore, reformë zgjedhore dhe tryezë pa kryetarë’/ Forumi i Dialogut Politik takon Lapajn dhe aktivistët

‘Qeveri tranzitore, reformë zgjedhore dhe tryezë pa kryetarë’/ Forumi i Dialogut Politik takon Lapajn dhe aktivistët

Forumi i Dialogut Politik dhe kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” zhcilluan dje një takim, në kuadër të tryezës që do të organizohet së shpejti. Të dy palët u dakordësuan në parim për nevojën e  bashkëpunimit të të gjithë faktorëve me qëllim demokratizimin e vendit dhe realizimin e zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme. Gjatë takimit, u theksua nevoja e krijimit të një fronti qytetar të gjerë të të gjithë faktorëve në opozitë përfshirë intelektualët e paangazhuar në subjekte partiake,  aktivistët e shoqërisë civile. Përfaqësuesit e partisë “Shqipëria Bëhet” paraqitën dhe propozimet e tyre si parime mbi të cilat janë të gatshëm të angazhohen duke vendosur theksin te krijimi i qeverisë tranzitore, reforma zgjedhore dhe përfaqësimi në tryezë pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e...