Qeveri teknike, dorëheqje e Ramës dhe kufizim i mandative në pushtet/ Qytetarët ia rilexojnë kërkesat, poshtë zyrës

Qeveri teknike, dorëheqje e Ramës dhe kufizim i mandative në pushtet/ Qytetarët ia rilexojnë kërkesat, poshtë zyrës

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u mor me Dritan Goxhajn, personin që lexoi kërkesat e protestës së një dite më parë, qytetarët kanë vendosur t’i rilexojnë publikisht kërkesat e tyre para Kryeministrisë, duke theksuar se fokusi duhet të jetë te përmbajtja e tyre dhe jo te individët që i artikulojnë. Protestuesit kanë renditur sërish kërkesat kryesore të lëvizjes qytetare: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor. Ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që përfshijnë: Reformimin e Kodit Zgjedhor; Rregulla të reja për financimin e partive politike; Kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate. Anulimin e politikave dhe ligjeve që, sipas protestuesve, dëmtojnë interesin publik, përfshirë: Zonat e mbrojtura; Trashëgiminë kulturore; Paketën e Maleve; Statusin e investitorëve...