Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pas një sherri që rezulton të ketë ndodhur në nëntor të 2025. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik. Ndërkohë në pranga u vu edhe një 52-vjeçar, pasi posedonte armë zjarri në banesë. “Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë”, njoftoi policia. Materialet procedurale iu...