Qarkullonte me pistoletë nëpër qytet, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Qarkullonte me pistoletë nëpër qytet, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur në flagrancë teksa qarkullonte më pistoletë në brez nëpër qytet. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte me pistoletë në brez, në qytet, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kanë goditur një tjetër rast në këtë fushë. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në qytet, është organizuar puna për kapjen e tij. Në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë lokalizuan shtetasin e dyshuar E. M. dhe gjatë kontrollit...