Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq/ Stuhi dhe rrëshqitje dherash, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Qarku i Kukësit është përfshirë këtë pasdite nga moti i keq, i shoqëruar me shtrëngata shiu dhe aktivitet të dendur elektrik. Reshjet intensive në formë stuhie kanë prekur veçanërisht zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, si pasojë e reshjeve të dendura, janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte. Pamjet nga zona tregojnë se masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Burimi:
sot.com.al