“Pushteti lokal, është parë gjithmonë si magazinë e votave politike”/Territorialja, Boçi: Do e ‘godasim’ në Kushtetuese

“Pushteti lokal, është parë gjithmonë si magazinë e votave politike”/Territorialja, Boçi: Do e ‘godasim’ në Kushtetuese

Demokratët nuk lëvizin nga qëndrimi se propozimi i socialistëve për Reformën Territoriale duke shkrirë 15 bashki dhe duke e ulur numrin e tyre nga 61 në 46, është një kalkulim i pastër politik. “Kemi thënë që në fillim se është hartë elektorale, po është hartë elektorale, sepse ndikon në mënyrën sesi menaxhohet pushteti lokal. Sepse pushteti lokal ndër vite është parë gjithmonë si magazinë e votave politike. Dhe rruga dhe parimet, që s’ka parime dhe kriteret që s’ka kritere, dhe ndarja në fund, është krejtësisht politike”, thotë Luçiano Boçi. Ndaj Luçiano Boçi, bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të ngritur për një reformë territoriale konsensuale, por që përfundoi pa dakordësi, shpresën e ka te ndërkombëtarët, të cilët thotë ai i kanë dëgjuar tashmë shqetësimet e...