“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

Punonjësja e Bashkia Dibër, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklaratës gjatë dëgjesës publike për Reformën Territoriale, ka reaguar në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, duke thënë se është penduar për mënyrën si u shpreh. Shqipe Jovani u shpreh se komentet dhe ofendimet në rrjetet sociale e kanë prekur shumë, sidomos për faktin se janë përfshirë edhe fëmijët e saj. “Komentet më kanë mërzitur aq shumë, sepse nuk jam ajo që përshkruajnë komentet. U mërzita jashtë mase shumë. Jam një kryefamiljare, zonjë e nderuar në zonën time“, tha ajo. Pyetjes nëse është patronazhiste ajo u përgjigj duke thënë “Jam anëtare e PS-së që në vitin 1991, që kur ka qenë Fatos Nano. Mënyra se si më kanë ofenduar ka prekur fëmijët...