Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime
Brenda muajit qershor pritet të hapet për qarkullim në dy sense lëvizjeje, segmenti i parë prej 7.5 km i rrugës Elbasan – Qafë Thanë të Korridorit VIII. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, nga tetë kontratat që përbëjnë këtë aks, njëra është përfunduar plotësisht, ndërsa po vijojnë punimet për mbylljen e fazës së dytë. Aktualisht qarkullimi kryhet vetëm në njërën anë të rrugës, ndërsa shpronësimet e miratuara së fundmi nga qeveria pritet të mundësojnë hapjen e plotë të trafikut në segmentin e parë. Paralelisht bëhet me dije se pjesa më e madhe e punimeve në lotet aktuale parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, ndërsa përfundimi i plotë i të tetë fazave të projektit synohet brenda dhjetorit 2027. Paralelisht, gjatë këtij viti pritet të nisë...
Burimi:
sot.com.al