Punime në Unazën e qytetit/ “Paralizohet” përkohësisht Vlora, fluks i lartë mjetesh rëndohet ndjeshëm trafiku

Punime në Unazën e qytetit/ “Paralizohet” përkohësisht Vlora, fluks i lartë mjetesh rëndohet ndjeshëm trafiku

Qarkullimi i automjeteve në Vlorë është rënduar ndjeshëm këtë të diel, si pasojë e fluksit të lartë të mjeteve dhe punimeve që po kryhen në infrastrukturën rrugore të qytetit. Situata është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të asfaltimit të rrugës së Unazës së qytetit, segment i cili aktualisht është bllokuar për qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalta në disa akse kryesore. Në terren ndodhen efektivë të Policisë Rrugore, të cilët po menaxhojnë trafikun dhe po orientojnë drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative, me qëllim shmangien e bllokimeve të mëtejshme.

TË FUNDIT

MË SHUMË