Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë “Përgjegjës” në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Veprimet procedurale u kryen pasi më datë 03.03.2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën...