Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të cilët u shpallën fajtor për shpërdorim detyre. Ish-zv drejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i financës dhe shërbimeve mbështetëse janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie. Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.