Publikuan video me ngjyrat kuqezi, katër shqiptarë arrestohen në Serbi: Përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe

Publikuan video me ngjyrat kuqezi, katër shqiptarë arrestohen në Serbi: Përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe

Katër shtetas të Republikës së Shqipërisë janë arrestuar në Serbi. Ngjarja ka ndodhur të martën dhe është konfirmuar nga ministria e brendshme e Serbisë nëpërmjet një komunikate për shtyp. Shtetasit shqiptarë janë arrestuar pasi kanë shfaqur simbole kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në territorin e Serbisë. Autoritetet vendase bëjnë me dije se ndaj tyre rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin serb. Në komunikatën e ministrisë së brendshme thuhet gjithashtu se një prej të ndaluarve kishte publikuar një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Në pamjet e shpërndara në Facebook, ata lëvizin në një autostradë...