Pse është i vështirë rotacioni i elitave në Shqipëri? Analisti: Krizë besimi për lidership të ri, pushteti i kapur…

Pse është i vështirë rotacioni i elitave në Shqipëri? Analisti: Krizë besimi për lidership të ri, pushteti i kapur…

Analisti Evarist Beqiri, i ftuar në një atudio televizive ka folur për vështirësinë e rotacionit të elitave politike në Shqipëri dhe problemet që, sipas tij, lidhen me mungesën e llogaridhënies dhe degradimin e administratës publike. Sipas Beqirit, fenomeni lidhet me faktorë kulturorë, historikë dhe me një traditë të krijuar ndër vite në vend. Ai theksoi se drejtimi i një vendi është një privilegj që qytetarët ua besojnë politikanëve, por që duhet të kthehet në shërbim cilësor për shoqërinë. Evarist Beqiri tha se ndryshimi nuk mund të vijë vetvetiu dhe se ata që janë komodë me situatën aktuale nuk kanë interes për ta ndryshuar atë. Ai solli si shembull mungesën e investimeve për sigurinë pranë shkollave dhe zonave ku lëvizin fëmijët, duke theksuar se institucionet reagojnë...