Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!
Deputetja e pavarur e Shkodrës Marjana Koçeku, ka dhënë një intervistë të gjatë televizive. Mes të tjerave, ajo ka nënvizuar se “nuk është dhunë nëse të bëhet pak pis kostumi”, duke justifikuar sulmet me vezë apo domate ndaj deputetëve. Po ashtu, ajo e ka konsideruar deputetin institucion dhe nga ana tjetër, u ka hapur rrugën edhe votuesve të saj teksa ka pohuar se “nëse janë të pakënaqur me aktivitetin tim si deputete, të më qëllojnë edhe mua me vezë”.Përveç se deklarata populiste, tregojnë edhe papjekurinë e kuptueshme politike dhe institucionale të deputetes 26- vjeçare, 1 vit në politikën e lartë, nisur nga eksperiencë zero. Në fakt, është edhe çeshtje dinjiteti dhe mbase pa dashje, Koçeku ka futur veten e shumë të tjerë në një “thes”...
Burimi:
sarandanews.com