“PS nuk ka as fuqi, as vizion”, Nazarko: Ja pse Shqipërisë i duhet një qasje autoritare për të çuar përpara reformat

“PS nuk ka as fuqi, as vizion”, Nazarko: Ja pse Shqipërisë i duhet një qasje autoritare për të çuar përpara reformat

Gazetari Mentor Nazarko ka shpjeguar në një studio televizive se pse Shqipërisë i duhet një qasje më autoritare për të çuar përpara reformat. Duke iu referuar periudhës së Mbretit Zog, Nazarko tha se në vetëm një dekadë u ndërmorën reforma themelore që, sipas tij, vazhdojnë të kenë ndikim edhe sot. “Duhet të kthehem tek Zogu. Pse tek Zogu? Se në 10 vjet ai propozoi dhe jetësoi reforma me karakter themelor në ato që janë aspektet kryesore të shtetit, të qeverisjes, të ekonomisë, të politikës së jashtme, të politikave urbane, të institucioneve të drejtësisë, të burimeve njerëzore, të cilat edhe sot vazhdojnë e ruajnë të jehonën e tyre. Domethënë institucionet e drejtësisë që ishin të qëndrueshme, ato të policisë, prirje centralizuese, prona, ligji i vitit 1923...