Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e qeverisë dhe gjithë klasës politike
Protestuesit u grumbulluan në sheshin Skënderbej në Tiranë, në ditën e 46-të të protestës, ku kërkohet largimi i Qeverisë dhe i gjithë klasës politike. Me simbole Kombëtare, flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Më pas ata nisën marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të ndalen para godinës së Kryeministrisë, ku mbajnë edhe fjalime.
Burimi:
sot.com.al