“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama”/ Al Jazeera: Tubimi i 4 korrikut, më i madhi që nga nisja…
Protestat në Shqipëri çdo ditë e më shumë marrin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Al Jazeera shkruan se tubimet që nisën në fund të muajit maj për mbrojtjen e një zone të mbrojtur natyrore në jug të Shqipërisë janë shndërruar tashmë në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë, korrupsionit dhe kryeministrit Edi Rama, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij. “Demonstratat, të cilat fillimisht kundërshtonin ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kanë marrë një karakter politik. Në tubimet e përnatshme dëgjohen thirrje si “Shqipëria e Re” dhe “Edi Rama, dorëheqje”, ndërsa pakënaqësia ndaj korrupsionit është kthyer në një nga kërkesat kryesore të protestuesve”, thuhet në artikullin e Al Jazeera. Media bën edhe një pasqyrim të protestës...
Burimi:
sot.com.al