Protestuesit kërkojnë burgosjen e ish-zv/kryeministres/ Thirrja e fuqishme jehon në bulevard: Arresto Ballukun
Ditët e revoltës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë po njohin vetëm rritje të tensionit dhe theksim të kërkesave të protestuesve. Gjatë tubimit të sotëm, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shpërthyer një thirrje unanime që ka rrethuar selinë e qeverisë: “Arresto Ballukun!” Qytetarë të revoltuar nga skandalet e njëpasnjëshme me infrastrukturën, kanë kthyer në shënjestër kryesore ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Thirrjet “arresto Ballukun” kanë vijuar të shoqëruara me vërshëllima dhe pankarta kundër korrupsionit galopant.
Burimi:
sot.com.al