Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte, në të cilën PD nuk mori pjesë, e ndërsa mazhoranca kaloi me 72 vota ndryshimet në ligjin e SHISH. E ndërsa seanca u mbyll, drejtuesi i Kuvendit ka tentuar që të dalë duke u futur ne mjetin e tij, por protestuesit i kanë bërë ‘pritë’, ndërsa mjetin e kanë goditur me vezë e ujë. Gjendur në këtë situatë, makina e Niko Peleshit është kthyer edhe një herë pas. Kuvendi është ‘rrethuar’ nga tre grupe protestue4sish, të cilët kanë lokalizuar daljet e mundshme të Kuvendit, për të pritur më pas me vezë e ujë ligjvënësit që do të tentojnë të dalin nga institucioni.
Burimi:
opinion.al