Protestuesi: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra! Kryeministri të dorëhiqet

Protestuesi: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra! Kryeministri të dorëhiqet

Protestës në Tiranë i janë bashkuar shqiptarë nga të gjitha vendet. Ditën e sotme një qytetar tregon se ka ardhur nga Amerika për t’ju bashkuar kësaj revolte, ndërsa shprehet se Shqipëria duhet të jetë e bashkuar dhe se Rama duhet të dorëhiqet tashmë. “Jetoj në Amerikë prej 18 vitesh. Këtu kam ardhur vetëm si qytetar për t’ju bashkuar popullit dhe për ti përzënë këta që vetëm kanë vjedhur.  Sot në financial times ai e ka sharë popullin shqiptar. Unë kam ardhur vetëm për protestën. Kryeministri duhet të shohë se sa njerëz janë në shesh…Ne merremi vetëm me një kërkesë të panegociueshme. Dorëheqjen e kryeministrit dhe një qeveri teknike që populli shqiptar të ketë zgjedhje të lira…”, tha ai.