Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve
Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, zhvilluan një protestë duke ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm, problem që sipas tyre vazhdon prej dekadash, pavarësisht investimeve të kryera në rrjetin e ujësjellësit. Gjatë protestës, banorët pretenduan se investimi i realizuar për ujësjellësin nuk ka dhënë rezultat, ndërsa akuzuan institucionet vendore për mungesë kontrolli mbi punimet dhe cilësi të dobët të projektit. Sipas tyre, megjithëse janë shpenzuar qindra milionë lekë për këtë investim, fshati vijon të mbetet pa furnizim të rregullt me ujë. “Këto rrugë kanë nga 10 tuba të shtrira që në kohën e Enver Hoxhës dhe ujë s’kemi pirë ne., Kështu na gënjejnë si këtë radhë. Ata vunë tuba pa hapur pusin, pompa u dogj” tha një prej tyre. Protestuesit deklaruan se...
Burimi:
sot.com.al