Protestë në Yrshek, banorët kundër heqjes së mbikalimit: Na detyron të ecim me kilometra të tërë në këmbë

Protestë në Yrshek, banorët kundër heqjes së mbikalimit: Na detyron të ecim me kilometra të tërë në këmbë

Disa persona kanë dalë në protestë në Yrshek, Kashar, kundër heqjes së mbikalimit, duke u detyruar të ecin kilometra të tëra në këmbë dhe duke vështirësuar ndjeshëm vajtjen në punë. Ata shprehen se mungesa e mbikalimit ka krijuar vështirësi serioze në lëvizjen e përditshme dhe rrezik për sigurinë e tyre. Protestuesit kërkojnë gjithashtu përshpejtimin e punimeve në zonë dhe rikthimin e një zgjidhjeje që lehtëson qarkullimin e banorëve. Top Channel