Protestat për Zvërnecin, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën: Të japë llogari për kërkesat e protestuesve dhe…

Protestat për Zvërnecin, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën: Të japë llogari për kërkesat e protestuesve dhe…

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama në seancën më të afërt plenare, duke argumentuar se një pjesë e shqetësimeve të ngritura prej javësh nga protestuesit kundër investimit në Zvërnec në lidhje me investimet strategjike, zonat e mbrojtura dhe projektet zhvillimore janë pasqyruar edhe në rezolutën e miratuar më 17 qershor nga Parlamenti Europian për Shqipërinë. Sipas Gazment Bardhit kryeministri duhet të informojë Kuvendin mbi masat që ka marrë qeveria për adresimin e çështjeve të ngritura në rezolutë, përfshirë ligjin për investimet strategjike dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat janë gjithashtu pjesë e kërkesave të protestuesve. Njoftimi për shtyp i Partisë Demokratike: “Sikurse jeni në dijeni prej datës 31 Maj 2026 e në vijim, në...