Protestat masive në Tiranë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni pjesëmarrjen

Protestat masive në Tiranë/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni pjesëmarrjen

Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtestave amerikanë që gjenden në Tiranë të tregojnë kujdes të shtuar, pasi kryeqyteti po përballet me protesta masive. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo këshillon që qytetarët amerikanë të shmangin pjesëmarrjen në protesta dhe të ndjekin zhvillimet e fundit përmes mediave. Ata thonë se edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Ambasada amerikane këshillon që qytetarët amerikanë të kenë gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje nga zona si dhe të shmangin tërheqjen e vëmendjes. Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë: Vendndodhja: Në të gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, përpara Kryeministrisë. Data/Koha: Në vijim. Njoftimi: Protestat...