“Protestat aktuale i kanë shkaktuar Ramës, atë që nuk e ka menduar kurrë”/ Peka: Ajo që i mbetet, janë algoritmet

“Protestat aktuale i kanë shkaktuar Ramës, atë që nuk e ka menduar kurrë”/ Peka: Ajo që i mbetet, janë algoritmet

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në nje studio televizive, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke deklaruar se një nismë e re amerikane mund të ekspozojë përballë institucioneve të Shteteve të Bashkuara çështje të lidhura me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe keqpërdorimin e pushtetit në Shqipëri. Peka tha se amendamenti i propozuar në Kongresin Amerikan, pjesë e ligjit e mbrojtjes, nuk është një nismë e zakonshme, por një proces që do të detyrojë strukturat më të larta amerikane të sigurisë dhe inteligjencës të raportojnë për zhvillime që lidhen me Shqipërinë dhe rajonin. Eksperti i sigurisë deklaroi se qeveria Rama ka përdorur lidhjet ndërkombëtare si një mekanizëm legjitimiteti, ndërsa akuzoi se pas këtij imazhi fshihen probleme të rënda që...